Veriu i Italisë përfshihet nga përmbytjet, regjistrohen dhe viktima
2023-11-04 16:47:23

foto nga VCG

foto nga VCG

Prej disa ditësh moti i ashpër ka goditur një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke shkaktuar edhe vërshimin e liqenit të Comos.

Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku deri më tani raportohen të paktën 3 viktima dhe 6 persona të zhdukur, shkruan “Panorama”.

Niveli i ujit në rajon është rritur ndjeshëm, ku ekipet e emergjencave civile po u shkojnë në ndihmë banorëve me varka e gomone, ndësa nga ajri me helikopter.

Shumë pemë janë thyer duke bllokuar edhe disa rrugë. 

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndër komunat më të prekura është Casacalenda, ku u mbyllën edhe shkollat për shkak të kushteve të rrezikshme.

Rrëshqitjet e dheut dhe balta po shkaktojnë ndërprerjet e para të arterieve kryesore rrugore, ndërsa tashmë ka dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për shkak të përmbytjes së bodrumeve dhe rënies së shkëmbinjve.

Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë në kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet. (Irma)