foto nga VCG
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka publikuar një standard vlerësimi për cilësinë e institucioneve të kujdesit për fëmijët, duke vendosur kritere për drejtimin e institucioneve që ofrojnë shërbime të kujdesit për fëmijët nën 3 vjeç, citon “Xinhua”.
Standardi përcakton që institucionet e kujdesit për fëmijët duhet të licencohen për të ofruar shërbime të tilla. Ai gjithashtu përshkruan kërkesat specifike për kushtet mjedisore, shtrirjen hapësinore, objektet dhe materialet e lodrave në institucione të tilla.
foto nga VCG
Sipas standardit, institucionet e kujdesit për fëmijët duhet të drejtohen nga njerëz që kanë një diplomë kolegji, me mbi tre vjet përvojë menaxheriale në kujdesin ndaj fëmijëve ose kujdesin shëndetësor.
foto nga VCG
Të gjithë punonjësit duhet të sigurojnë dëshmi të mungesës së dosjeve kriminale nga organet e sigurisë publike dhe pa histori të sëmundjeve mendore.
Sipas dokumentit, këto institucione duhet të pajisen me masat e duhura të sigurisë, si sistemet e raportimit të emergjencave dhe pajisjet e zjarrfikësve.
Standardi i vlerësimit do të hyjë në fuqi më 1 prill 2024. (Irma)