Egjipti gati të ndihmojë në evakuimin e afro 7 mijë shtetasve të huaj nga Gaza
2023-11-04 15:33:03

foto nga VCG

foto nga VCG

Egjipti po përgatitet të krijojë lehtësi për evakuimin e rreth 7 mijë shtetasve të huaj në Gaza përmes kalimit Rafah.

Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane bëri të ditur se ky vendim vjen pas takimit midis zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të huaj në Kajro, shkruan “RTSH”.

Zyrtarët egjiptianë thonë se plani i evakuimit do të kryhet në përputhje me rregulloret dhe ligjet qeverisëse të Egjiptit dhe rolin që i takon çdo misioni të huaj në pritjen e shtetasve të tij nga vendkalimi Rafah.

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Shtetasit e parë të huaj mundën të kalonin nga Gaza në Egjipt të mërkurën ndërsa evakuimet rifilluan të enjten dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Një zyrtar i qeverisë egjiptiane konfirmoi për “CNN” se 45 palestinezë të plagosur kaluan në Egjipt nga Gaza të mërkurën dhe aktualisht janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme.

Sipas “Al-Qahera News” të lidhur me shtetin egjiptian, 70 kamionë humanitar që transportonin ndihma janë parkuar jashtë pikës kufitare, në pritje për të hyrë në Gaza. (Irma)