Kina synon të ndërtojë një sistem inovacioni për robotët humanoidë deri në vitin 2025
2023-11-04 15:56:14

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina do të përpiqet të krijojë një sistem paraprak inovacioni për robotët humanoidë deri në vitin 2025, mes përpjekjeve të vendit për të zhvilluar industrinë e ardhshme, bëhet e ditur në një udhëzim të publikuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”.

Sipas dokumentit, vendi pritet të ketë një numër ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme të specializuara në tregun e robotëve humanoidë dhe që kanë teknologji të avancuara, si dhe dy deri në tre kompani robotësh humanoidë me ndikim global deri në vitin 2025.

foto nga VCG

foto nga VCG

Deri në vitin 2027, Kina pritet të ketë një sistem të sigurt dhe të besueshëm industrial dhe të zinxhirit të furnizimit dhe produktet e lidhura me to do të integrohen thellë në ekonominë reale, thuhet në udhëzues. 

Në dokument thuhet se vendi do të punojë për konsolidimin e prodhimit të komponentëve bazë dhe promovimin e inovacionit të softuerit në drejtim të zhvillimit të produktit, duke krijuar skenarë për prodhimin dhe sektorët e tjerë të lidhur. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Zhvillimi i robotëve humanoidë, një industri e ardhshme që ka potencial të madh, përfshin një sërë teknologjish të avancuara, të tilla si inteligjenca artificiale, prodhimi i nivelit të lartë dhe materiale të reja. 

Kina ka një bazë të caktuar për zhvillimin e industrisë, por burimet dhe përpjekjet duhet të bashkohen së bashku për të shtyrë përpara inovacionin kyç të teknologjisë, vuri në dukje ministria. (Irma)