Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Kenias. Presidenti kenian William Ruto pranoi një intervistë ekskluzive me Grupin Mediatik të Kinës (CMG) në Nairobi.
foto nga CMG
Gjatë intervistës, ai tha se prejardhja e tij nuk përcakton drejtimin e jetës së tij. Duke nënvizuar ndryshimet e jashtëzakonshme të Kinës, ai tha se ka përfituar shumë nga përvoja e zhvillimit të këtij vendi. Kur flet për bashkëndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë”, presidenti Ruto vlerëson mjaft ndryshimet reale të sjella në Kenia nga hekurudha Mombasa-Nairobi, duke sqaruar edhe theshethemet rreth saj. Ai beson se marrëdhëniet Kinë-Kenia bazohen në një bazë të favorshme. “Kina nuk e imponon kurrë vullnetin e saj ndaj vendeve të tjera dhe miqësia mes dy vendeve do të zgjasë përgjithmonë.” - bën të ditur në intervistë presidenti Ruto.