foto nga VCG
Sektori i logjistikës në Kinës pati zhvillim të qëndrueshëm në tetor, bëhet e ditur nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve.
Sipas të dhënave, cituar nga “Xinhua”, indeksi që ndjek performancën e tregut të logjistikës së vendit qëndroi në 52.9 për qind muajin e kaluar, 0.6 pikë përqindje më poshtë nga shtatori.
Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim më poshtë pasqyron tkurrjen.
foto nga VCG
foto nga VCG
“Performanca e tregut të logjistikës në Kinë mbeti në zonën e zgjerimit muajin e kaluar, me aktivitetet logjistike në të gjitha rajonet që ruajnë vitalitetin e shëndoshë”,- deklaroi He Hui, kryeekonomist i federatës.
Ai theksoi se funksionimi i sektorit ka një bazë të qëndrueshme në fazën e ardhshme, pasi shtysa e brendshme për rritjen ekonomike do të çlirohet në mënyrë të qëndrueshme. (Irma)