foto nga VCG
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore (CTBT).
Traktati u nënshkrua në emër të Rusisë më 24 shtator 1996 në Nju Jork dhe u ratifikua nga Rusia më 27 maj 2000.
foto nga VCG
“Dokumenti supozohej të bëhej instrumenti kryesor ligjor ndërkombëtar për ndalimin e çdo lloj prove bërthamore. Megjithatë, deri më sot, traktati nuk ka hyrë në fuqi sepse nuk është ratifikuar nga shtetet që kanë armë bërthamore ose potencial për t'i krijuar ato”, shkruan agjencia e lajmeve ruse “Tass”, citon “RTSH”.
foto nga VCG
Sipas dokumentit të publikuar në portalin zyrtar ligjor, ligji i miratuar ishte krijuar për të rivendosur barazinë në angazhimet e kontrollit të armëve bërthamore. Specifikohet se dokumenti krijon një bazë ligjore që Rusia të tërheqë instrumentin e saj të ratifikimit, por nuk nënkupton tërheqjen e vendit nga CTBT-ja.
Dokumenti do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit të tij zyrtar. (Irma)