foto/VCG
“Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese mbresëlënëse. Asgjë nuk do të na ndalë. Ne do të ecim përpara, do të avancojmë dhe do të fitojmë, falë luftëtarëve tanë heroikë”,- deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me luftën në Gaza, përcjell “Panorama”.
Ai është shprehur se trupat izraelite janë vendosur në Gaza, ndërsa thekson se ndodhen në kultin e betejës.
Mjedisi urban shihet si një sfidë shumë më e madhe për ushtrinë sesa toka rurale që ata kanë mbuluar deri më tani. Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.
foto nga VCG
foto nga VCG
Izraeli urdhëroi më shumë se një milion njerëz në veri të territorit, ku ndodhet qyteti i Gazës, të evakuohen në jug përpara ofensivës tokësore.
Por vetëm në spitale, rreth 117,000 civilë mbeten të strehuar përkrah pacientëve dhe mjekëve, sipas zyrës humanitare të OKB-së, OCHA. (Irma)