foto nga VCG
Autoritetet menaxhuese të malit Tai, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në provincën Shandong të Kinës lindore, kanë raportuar gjetjen e 11 llojeve të reja të fierëve të egër.
Këto bimë primitive jolulëzuese u shfaqën në Tokë në të njëjtën periudhë me dinozaurët. Ekspertët besojnë se ky zbulim është një dëshmi e mjedisit të pacenuar ekologjik të malit Taishan, shkruan “Xinhua”.
foto nga VCG
Sipas Komitetit të Menaxhimit të malit Tai, këto specie të sapozbuluara u gjetën gjatë një hetimi të diversitetit të pteridofiteve, i cili kryhet për të përmirësuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe për të siguruar mbrojtjen e plotë të ekosistemit, specieve biologjike dhe burimeve gjenetike biologjike në malin Tai.
foto nga VCG
Faza e parë e hetimit ka përfunduar dhe gjatë këtij studimi gjithëpërfshirës janë realizuar mbi 3000 foto dhe janë prodhuar më shumë se 200 ekzemplarë bimore. Mali Tai ka 1136 lloje bimësh vaskulare, 38 lloje fierësh dhe 989 lloje bimësh për fara. Tetë lloje janë të listuara në Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër. (Irma)