foto nga VCG
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë apel urgjent për qasje humanitare në Gaza, duke i quajtur kushtet atje të papërshkrueshme.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë, deklaroi se spitalet janë tejmbushur me të plagosur të shtrirë në korridore, morgjet me trupa dhe mjekët po i kryejnë operacionet pa anestezi, shkruan “Panorama”.
foto nga VCG
foto nga VCG
Sipas OBSH-së, 14 nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më dhe 23 spitale në qytetin e Gazës dhe në veri të territorit janë urdhëruar të evakuohen.
“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza. Nevojitet një pauzë humanitare në luftime, në mënyrë ideale një armëpushim. Ne kemi nevojë për akses të papenguar dhe kalim të sigurt”, tha shefi i OBSH-së. (Irma)