CFP
Me reformën e vazhdueshme, mjekësia tradicionale kineze (TCM) tani po luan një rol më të spikatur në sektorin e shërbimeve shëndetësore të Kinës.
Krijimi i zonave gjithëpërfshirëse të demonstrimit të reformës TCM, që nisi në dhjetor 2021, i mundësoi mjekësisë tradicionale kineze të lehtësonte zhvillimin social dhe ekonomik, tha Yu Yanhong, kreu i Administratës Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Sipas Yu, të gjitha qendrat shëndetësore të komunitetit në Shangai kanë krijuar departamente të mjekësisë tradicionale kineze.
Yu vuri në dukje se aktualisht, 99.5 për qind e qendrave shëndetësore të komunitetit të Kinës dhe 99.4 për qind e klinikave shëndetësore në qytete dhe fshatra mund të ofrojnë shërbime mjekësore që përfshijnë mjekësinë tradicionale kineze.
CFP
Administrata do të përmirësojë rregullimin e saj të shërbimeve të mjekësisë tradicionale kineze në nivelin primar dhe do të rrisë më tej aksesin e këtyre shërbimeve, tha Yu. (Elona)