Foto nga MPJ
Kina dhe ShBA-ja do të mbajnë konsultime për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen në nivel drejtori të përgjithshëm javën e ardhshme, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë të rregullt shtypi.
“Siç e përmendëm një ditë më parë lidhur me vizitën në ShBA nga Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm, Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të zhvillojnë së shpejti një sërë konsultimesh, duke përfshirë kontrollin e armëve dhe mospërhapjen, një fushë në të cilën Kina qëndron në kontakt të ngushtë me vendet kryesore të botës”, tha zëdhënësi.
"Ne do të zhvillojmë konsultime me SHBA-në për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen në nivel drejtori të përgjithshëm në Uashington javën e ardhshme," vuri në dukje zëdhënësi, duke shtuar se delegacioni kinez do të udhëhiqet nga kreu i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Çang Çuo)