Qeveria gjermane ka rënë dakord për hartimin e një plani për të lehtësuar barrën e çmimeve të larta të energjisë për konsumatorët.
Kabineti ra dakord të vendosë një frenim të çmimeve të energjisë elektrike me subvencione me vlerë miliarda euro për tarifat e rrjetit, shkruan “ATSH”.
Gjithashtu kabineti miratoi një urdhër për të zgjatur kufirin e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike deri në fund të muajit prill 2024.
Komision
Gjermani (Foto ATSH)
i Evropian pritet ende të miratojë masat. Një zëdhënës i ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck, tha se ministria ishte në bisedime intensive me KE-në për të çuar sa më shpejt përpara procedurën.
Kufijtë e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike janë kufizuar deri në fund të dhjetorit 2023. Masat mund të zgjaten deri më 30 prill 2024, me një urdhër të qeverisë qendrore në Berlin, me miratimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit. Urdhëresa thekson se situata në tregjet e energjisë është stabilizuar që nga dimri i kaluar, por se rreziqe të papritura mund të shfaqen ende, sidomos duke pasur parasysh konfliktin ruso-ukrainas. (Elona)