Kina ka nisur një plan veprimi trevjeçar për të promovuar përdorimin e bambusë si një alternativë ndaj produkteve plastike për të frenuar ndotjen, bën të ditur “Xinhua”.
Sipas planit, të lëshuar nga organet shtetërore, përfshirë Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, deri në vitin 2025, artikujt e bambusë të përdorur si zëvendësim për plastikën do të shohin përmirësime të mëtejshme në cilësinë, shumëllojshmërinë, shkallën dhe përfitimin e tyre.
Deri atëherë, vlera e shtuar e këtyre artikujve bambu do të rritet me 20 për qind krahasuar me nivelin e vitit 2022, ndërsa shkalla e përdorimit të materialeve bambu do të rritet me 20 pikë përqindje.
Përpjekjet do të përqendrohen në fusha të tilla si inovacioni i teknologjisë shkencore, lidhja midis prodhimit dhe shitjeve, publiciteti social dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, sipas planit të veprimit.
Së bashku me planin e veprimit, është publikuar edhe një listë e përbërë nga artikujt kryesorë në të cilat materialet plastike do të zëvendësohen me bambu.
Plani kërkon gjithashtu përmirësimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe vërtetimin standard dhe më shumë aktivitete të prokurimit publik për të ndihmuar në lehtësimin e zëvendësimit. (Elona)