Samiti Botëror i Shkencëtarëve të Rinj 2023 do të hapet në Kinën lindore
2023-11-03 19:08:43

Samiti Botëror i Shkencëtarëve të Rinj 2023 do të hapet në Wenzhou, provincën Zhejiang të Kinës lindore, më 11 nëntor, ka njoftuar Shoqata e Kinës për Shkencën dhe Teknologjinë, bën të ditur “Xinhua”.

Samiti do të ketë 13 aktivitete kryesore, tre aktivitete speciale jashtë shtetit dhe 23 nën-forume, duke ofruar shanse për shkencëtarët e rinj globalë për të bashkëvepruar dhe diskutuar tema të inovacionit shkencor.

Aktivitetet kryesore të forumit do të fokusohen në industri të tilla si shëndetësia dhe energjia e re dhe aplikimi i rezultateve të kërkimit.

Samiti Botëror i Shkencëtarëve të Rinj, i iniciuar dhe bashkorganizuar nga Shoqata e Kinës për Shkencë dhe Teknologji dhe autoritetet rajonale të Zhejiang, është mbajtur me sukses për katër edicione që nga viti 2019. (Elona)