Firmat e listuara në Bursën e Shenzhenit raportojnë të ardhura që arrijnë në 15 trilionë juanë në janar-shtator
2023-11-03 19:06:24

CFP

CFP

Firmat e listuara në Bursën e Shenzhenit të Kinës (SZSE) raportuan 15.06 trilionë juanë (rreth 2.1 trilionë dollarë amerikanë) të ardhura operative në tre tremujorët e parë të këtij viti, 4.19 për qind më shumë në bazë vjetore, citon “Xinhua” një raport nga bursa.

Që nga 31 tetori, të 2830 firmat e listuara në Bursë kanë publikuar raportet e tyre të tremujorit të tretë, me 78.3 për qind që raportojnë fitime pavarësisht se fitimet neto kumulative ranë 7.3 për qind në bazë vjetore në 881.26 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe.

Më shumë se 1500 kompani të listuara në bordin kryesor të bursës raportuan 12.26 trilionë juanë në të ardhurat totale operative gjatë periudhës, 3.18 për qind më shumë në bazë vjetore. (Elona)

CFP

CFP