CFP
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut e cilëson sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve në Jabalia të Gazës si krim të mundshëm lufte, bën të ditur “RTSH”.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve në Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”,- thuhet në një postim në rrjetin social “X” të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Kampi Jabalia u trondit nga një shpërthim i madh të martën. Fotot e marra në vendngjarje nga agjencitë e lajmeve menjëherë treguan kratere të mëdhenj.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan më vonë sulmin, duke thënë se ai kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishte shënjestruar infrastrukturën nëntokësore terroriste poshtë ndërtesave që u shembën. (Elona)
CFP