Kina sheh përmirësim të vazhdueshëm në kapacitetin e shërbimit shëndetësor
2023-11-03 17:23:08

CFP

CFP

Kapaciteti i shërbimit shëndetësor të institucioneve mjekësore në Kinë ka parë përmirësim të ndjeshëm në vitin 2023, thanë të mërkurën zyrtarët kinezë të shëndetësisë.

Nga janari deri në shtator, institucionet mjekësore në Kinë realizuan gjithsej 5.11 miliardë vizita mjekësore, treguan statistikat nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, citon “Xinhua”. Komisioni gjithashtu regjistroi 220 milionë dalje spitalore të pacientëve të shëruar gjatë kësaj periudhe.

Sipas Lei Haichao, zëvendësdrejtor i komisionit, statistikat tregojnë se kërkesa e njerëzve për shërbime shëndetësore është përmbushur në mënyrë efektive dhe këto shërbime janë ofruar me efikasitet.

Shërbimet bazë të shëndetit publik të ofruara në nivelin primar po ashtu janë përforcuar. Autoritetet shëndetësore dhe institucionet mjekësore kanë bërë gjithashtu përpjekje proaktive për të siguruar aksesin dhe barazinë në shërbimet shëndetësore.

Aktualisht, 82.7 për qind e të gjitha institucioneve mjekësore në ose mbi nivelin e mesëm në vend kanë krijuar një sistem që u mundëson pacientëve të caktojnë takime për diagnostikim dhe trajtim. (Elona)