Për ujiin e ndotur bërthamor, duhet të ndërtohet sistemi efektiv i monitorimit ndërkombëtar
2023-11-03 19:13:22

Foto nga CMG

Ditët e fundit incidenti i spërkatjes së ujit të mbetur radioaktiv në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi në Japoni ka tërhequr vëmendje të gjerë. Pas këtij incidenti, Japonia përsëri filloi lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në det.

Japonia nuk e përfilli kundërshtimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar dhe filloi në gusht lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në det, gjë që është e papërgjegjshme, duke e kaluar rrezikun e ndotjes bërthamore në mbarë botën. Incidenti i spërkatjes së ujit të mbetur radioaktiv tregon se administrimi prej palës japoneze i ujit të ndotur bërthamor është kaotik dhe shfaq paaftësi. Qeveria japoneze dhe Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios nuk mund të besohen dhe duhet të ndërtohet një sistem monitorimi ndërkombëtar afatgjatë e efektiv për trajtimin e ujit të ndotur bërthamor të Japonisë.