Industria e ekspozitave në Kinë rimëkëmbet në tre tremujorët e parë të vitit
2023-11-03 19:16:51

CFP

CFP

Industria e ekspozitave në Kinë është rimëkëmbur në tre tremujorët e parë të vitit, e nxitur nga kërkesa e fortë e tregut, deklaroi Shu Jueting, zëdhënëse e Ministrisë së Tregtisë.

“Industria e ekspozitës është një platformë e rëndësishme për ndërtimin e një sistemi tregu modern dhe një sistemi të hapur ekonomik”,- tha Shu në një konferencë për shtyp.

Rreth 3248 ekspozita u mbajtën nga janari në shtator, një rritje prej 32.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, treguan të dhënat nga ministria, citon “Xinhua”.

Sa i përket Ekspozitës së ardhshme të 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e cila është planifikuar të zhvillohet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor, Shu tha se të ftuar nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare do të mblidhen në ekspozitë.

Mbi 3400 kompani dhe afro 410.000 vizitorë profesionistë janë regjistruar gjithashtu për të marrë pjesë. (Elona)

CFP

CFP