“Gazprom”-i: Zhvillimi i tregut global të gazit do të përcaktohet nga vendet e Jugut Global dhe Azi-Paqësorit
2023-11-03 17:30:43

Gazpromi (Foto Yahoo)

Gazpromi (Foto Yahoo)

Rruga e zhvillimit të tregut global të gazit do të përcaktohet nga Jugu Global dhe vendet e Azi-Paqësorit, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Alexey Miller.

“Rruga e zhvillimit të tregut global të gazit tani do të përcaktohet ekskluzivisht nga qendrat e reja të zhvillimit ekonomik botëror: vendet e Jugut Global dhe ato të rajonit Azi-Paqësor”,- tha Miller në një fjalim në Forumin e 12-të Ndërkombëtar të Gazit në Shën Pjetërburg.

Ai tha se Rusia po zhvillon në mënyrë aktive marrëdhëniet me këto vende, veçanërisht me Kinën, citon “Xinhua”.

Miller gjithashtu vuri në dukje se tregu i gazit natyror mbetet i ngushtë për vendet perëndimore. Në të njëjtën kohë, kërkesa për gaz natyror do të rritet në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadave të ardhshme. Kompanitë perëndimore preferojnë që gazi natyror rus të kthehet në tregun evropian.

Forumi i 12-të Ndërkombëtar i Gazit në Shën Pjetërburg, nga 31 tetori deri më 3 nëntor, ka tërhequr më shumë se 17.000 pjesëmarrës nga dhjetëra vende, sipas organizatorëve. (Elona)