Xinhua
Në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore, një bazë kryesore e prodhimit të drithërave, ka përfunduar korrja e vjeshtës, njoftoi Zyra provinciale e Bujqësisë, citon “Xinhua”.
Sipas Departamentit provincial të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, pritet një prodhim i fortë për të 20-tin vit radhazi, pavarësisht ndikimit të përmbytjeve të verës dhe stuhive të shiut në disa zona.
Deri më 30 tetor, ishin korrur mbi 233.1 milionë mu (15.5 milionë ha) kultura, nga të cilat rreth 227.6 milionë mu ishin drithëra.
Përveç disa parcelave të misrit të planifikuara për korrje dimërore, korrja e vjeshtës në Heilongjiang ka përfunduar.
Heilongjiang prodhoi më shumë se 77.6 milionë tonë drithë në vitin 2022, duke përbërë 11.3 për qind të totalit kombëtar. (Irma)
Xinhua