Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet bujqësore
2023-11-02 17:48:39

Eksportet ne Ukraine (Foto Rtsh)

Eksportet ne Ukraine (Foto Rtsh)

Ukraina ka vendosur rregulla të reja për kompanitë që merren me eksportin e ushqimeve. Ata tashmë do të duhet të regjistrohen në regjistrin shtetëror agrar.

Vendimi synon shmangien e abuzimeve, si evazioni fiskal, në eksportet e produkteve bujqësore, shkruan “RTSH”.  

Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të produkteve bujqësore në botë, por, sipas zyrtarëve vendas, rreth një e treta e mallrave që ekportohen blihen me para në dorë, duke mos paguar taksat përkatëse.  

Një problem shtesë është fshehja ose vonesa e paligjshme në dërgimin e pagesave në monedha të huaja në llogaritë jashtë vendit.

Sipas procedurës së re, me eksport mund të merren vetëm kompanitë që janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror Agrar, që paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk kanë borxhe tatimore. 

Sipas qeverisë ukrainase, një lëvizje e tillë krijon kushtet për parandalimin e abuzimeve dhe shkeljeve të ligjit në eksporete e mallrave si dhe garanton mbrojtjen e të drejtave të subjekve buqësore që merren me aktivitetet ekononime pa shkelur ligjin.  (Irma)