Chaozhou/CFP
Chaozhou dhe Chongqing në Kinë janë përzgjedhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për t'u bashkuar me Rrjetin e Qyteteve Kreative të UNESCO-s (UCCN), shkruan “Xinhua”.
Dy qytetet kineze u zgjodhën së bashku me 53 të tjerë anembanë globit në Ditën Botërore të Qyteteve, për t'iu bashkuar rrjetit UCCN, njoftoi UNESCO-ja përmes një deklarate për shtyp.
“Qytetet e reja u njohën për angazhimin e tyre të fortë për të shfrytëzuar kulturën dhe krijimtarinë si pjesë e strategjive të tyre të zhvillimit dhe shfaqjen e praktikave inovative në planifikimin urban me në qendër njeriun”,- thuhet në motivacionin e UNESCO-s.
Chaozhou dhe Chongqing kanë marrë përkatësisht statusin e qytetit krijues të gastronomisë dhe të dizajnit.
“Qytetet në Rrjetin tonë të Qyteteve Krijuese po udhëheqin rrugën për rritjen e aksesit në kulturë dhe nxitjen e fuqisë së krijimtarisë për elasticitetin dhe zhvillimin urban”,- tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Chongqing/CFP
Qytetet e sapocaktuara do të bashkëpunojnë me anëtarët e Rrjetit për të forcuar qëndrueshmërinë e tyre përballë kërcënimeve në zhvillim si ndryshimi i klimës, pabarazia në rritje dhe urbanizimi i shpejtë.
Sipas UNESCO-s, deri në vitin 2050, rreth 68 për qind e popullsisë së botës parashikohet të jetojë në zona urbane. (Irma)