Tregtia e shërbimeve në Kinë u rrit me 7.7 për qind në nëntë muajt e parë të vitit
2023-11-02 18:03:16

CFP

CFP

Vlera e tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit me 7.7 për qind në bazë vjetore në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të mërkurën të dhënat nga Ministria e Tregtisë, cituar nga “Xinhua”.

Vlera e tregtisë së shërbimeve arriti në 4.82 trilionë juanë (rreth 672 miliardë dollarë amerikanë) gjatë periudhës janar-shtator.

Importet e shërbimeve u rritën me 22.4 për qind në bazë vjetore në 2.85 trilionë juanë, ndërsa eksportet e shërbimeve ranë me 8.2 për qind nga një vit më parë, në 1.97 trilionë juanë. (Irma)

CFP

CFP