MPJ:Incidenti i spërkatjes së ujit të ndotur radioaktiv tregon rëndësinë e monitorimit efektiv ndërkombëtar
2023-11-02 19:32:46

Foto nga VCG

Incidenti i spërkatjes së ujit të mbetur bërthamor tregon përsëri se Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios ka probleme të mëdha, si kaosi afatgjatë i menaxhimit të brendshëm dhe fshehja e mashtrimi i publikut, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin në nje konferencë të rregullt shtypi.

Ditët e fundit, Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, e përfshirë në incident, tha se sasia e ujit të mbetur radioaktiv e spërkatur nuk ishte 100 ml siç u tha fillimisht, por dhjetëra herë më shumë, duke arritur në disa litra.

Gjatë 12 viteve pas aksidentit bërthamor të Fukushimës,Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios ka shumë probleme në trajtimin e pasojave dhe shumë herë ka vonuar raportimin dhe ka fshehur incidentet, ka ngatërruar të dhënat kryesore dhe u ka dhënë përparësi interesave të veta në vend të sigurisë mjedisore dhe shëndetit publik, theksoi Wang. "Pas incidentit të spërkatjes, kjo kompani shpalli se do të fillojë fazën e tretë  të lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det. Dëshiroj të pyes se si kjo kompani me probleme të mëdha mund të garantojë sigurinë e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor që do të zgjatë 30 vjet? Si mund t'i qetësojë njerëzit plani i Japonisë 'i sigurt dhe transparent' i lëshimit në det?" shtoi ai.

Wang Wenbin vuri në dukje që ky incident tregon rëndësinë e monitorimit afatgjatë dhe efektiv ndërkombëtar. "I kërkojmë palës japoneze t'u përgjigjet me qëndrim serioz shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar, të trajtojë në mënyrë të përgjegjshme ujin e ndotur bërthamor dhe të lejojë monitorimin ndërkombëtar ku vendet fqinje të Japonisë dhe palët e tjera të interesuara të marrin pjesë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Ndërkombëtare duhet të luajë rol konstruktiv dhe të mbajë përgjegjësinë për të mbikëqyrur palën japoneze, për të parandaluar dëmtimin afatgjatë të shkaktuar nga lëshimi i ujit të ndotur bërthamor ndaj mjedisit detar dhe shëndetit të njerëzve," u shpreh ai. (Çang Çuo)