Jordania tërheq ambasadorin nga Izraeli
2023-11-02 14:46:46
Ministria e Jashtme jordaneze tërhoqi të mërkurën ambasadorin e vendit nga Izraeli.
Foto:VCG
Sipas një deklarate të Ministrisë, kryediplomati jordanez Ayman Safadi i kërkoi gjithashtu homologut izraelit të mos ridërgonte ambasadorin e Izraelit në Aman, që u largua për shkaqe sigurie në fillim të nisjes së konfliktit në muajin e kaluar.
Vendimi është “një shprehje e qëndrimit të Jordanisë për të kundërshtuar dhe dënuar luftën izraelite në Gazë”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë deklaroi po të mërkurën se do të niste tërheqjen e shtetasve jordanezë nga Rripi i Gazës nëpërmjet pikës së kalimit Rafah nëpërmjet bashkërendimit me qeverinë egjiptiane.(Zhang Yan/Artan)
Lajmet Kryesore