Ukraina eksportoi në shtator 4.2 milionë tonë ushqime përmes korridoreve të solidaritetit të BE-së
2023-11-02 18:16:49
Ukraina eksportoi në shtator rreth 4.2 milionë tonë produkte ushqimore përmes korridoreve të solidaritetit të Bashkimit Evropian, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve “Ukrinform”, citon “Xinhua”.
Që nga maji 2022, Ukraina ka eksportuar jashtë shtetit 102 milionë tonë mallra, duke përfshirë 56 milionë tonë ushqime, përmes korridoreve të solidaritetit, citohet të ketë thënë Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian. Në maj 2022, BE-ja krijoi rrugë alternative logjistike për eksportet përmes hekurudhave dhe rrugëve të brendshme, të njohura si korridore solidariteti, në përgjigje të bllokadës së porteve ukrainase. (Irma)
Lajmet Kryesore