Putin dhe Lukashenko biseduan mbi takimin e ardhshëm të CSTO-së dhe lidhjet dypalëshe
2023-11-02 18:28:06

Presidenti rus (Foto Tass)

Presidenti rus (Foto Tass)

Presidenti rus, Vladimir Putin, diskutoi takimin e ardhshëm të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) dhe marrëdhëniet dypalëshe gjatë një bisede telefonike të mërkurën me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, shkruan “Xinhua”.

“Të dy liderët diskutuan përgatitjet për takimin e ardhshëm të CSTO-së që do të mbahet më 23 nëntor në Minsk”,- thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Presidentët diskutuan gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e integrimit edhe në fushat e energjisë, transportit dhe teknologjisë së lartë.

Sipas Kremlinit, ata shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar punën e përbashkët për të thelluar partneritetin strategjik dypalësh dhe marrëdhëniet aleate. (Irma)