CFP
Tregtia e jashtme e produkteve bujqësore në Kinë u rrit me 1.4 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, për të arritur në 251.03 miliardë dollarë amerikanë, treguan të dhënat zyrtare.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, eksportet e prodhimeve bujqësore të Kinës arritën në 72.2 miliardë dollarë, duke u rritur me 0.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Nga të dhënat bëhet e ditur se importet e produkteve të tilla nga Kina arritën në 178.83 miliardë dollarë, me një rritje prej 1.8 për qind në bazë vjetore.
CFP
Gjatë kësaj periudhe, deficiti i tregtisë së jashtme të vendit për sa i përket produkteve bujqësore u rrit me 2.9 për qind krahasuar me një vit më parë, në 106.63 miliardë dollarë në total. (Irma)