CFP
Bolivia ka ndëprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, për shkak të sulmeve të këtij të fundit ndaj Rripit të Gazës.
Kolombia dhe Kili ndërkohë kanë thirrur për konsultime ambasadorët e tyre në vendin e Lindjes së Mesme, shkruan “RTSH”.
Tre vendet e Amerikës Jugore kanë kritikuar sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe dënuar vdekjet e qytetarëve palestinezë. Ata gjitashtu kanë bërë thirrje për armëpushim.
Bolivia dhe Kili kanë kërkuar që të lejohet kalimi i ndihmave humanitare në enklavë, si dhe kanë akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, i quajti sulmet ndaj Gazës, një masakër ndaj popullit palestinez.
CFP
Edhe vende të tjera të Amerikës Latine, si Meksika dhe Brazili, kanë bërë thirrje për arpushim.
Izraeli bëri të ditur se vendimi i qeverisë së Bolivisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike do të thotë që t’i dorëzohesh dhe t’i nënshtrohesh terrorizmit dhe regjimit të Ajataollahut në Iran. (Irma)