Shefi i OKB-së: E drejta ndërkombëtare humanitare nuk mund të shpërfillet
2023-11-02 17:02:58

CFP

CFP

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e bombardimit të Izraelit në Gaza.

“E drejta ndërkombëtare humanitare vendos rregulla të qarta që nuk mund të shpërfillen”,- deklaroi Guterres, i cili dënoi vrasjen e civilëve në Gaza dhe shprehu shqetësimin që dy të tretat e të vrarëve në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë, shkruan “RTSH”.

Ndërsa, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për qasje urgjente dhe të pakufizuar në Gaza për të ofruar furnizime shëndetësore.

“Ne kërkojmë që të garantohet lëvizja e sigurt për autokolonat humanitare nëpër Gaza dhe një pauzë e menjëhershme humanitare. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo moment ka rëndësi”,- tha Ghebreyesus, i cili theksoi se pa dërgesa në shkallë të gjerë, tragjedia do të vazhdojë të shpaloset para syve tanë. 

CFP

CFP

Egjipti, që po ndërton një spital fushor në kufi me Gazën, ka njoftuar se do të hapë pikëkalimin në Rafah, që palestinezët e plagosur të përfundojnë trajtimin e tyre. 

Ndërkohë, Hamasi njoftoi se mund të lironte pengjet me shtetësi të huaj në ditët në vijim. (Irma)