Forumi i Rrugës Financiare 2023 promovon hapjen dhe bashkëpunimin mes sfidave globale
2023-11-02 19:59:50

Foto nga VCG

Konferenca vjetore e Forumit të Rrugës Financiare 2023 është planifikuar të mbahet në Pekin nga 8 deri më 10 nëntor, duke pasur në fokus reformën financiare, hapjen dhe inovacionin, sipas një konference për shtypin të mërkurën.

Me temën "Një Kinë më e mirë, një botë më e mirë: Zgjerimi i hapjes financiare dhe bashkëpunimit për rritje të përbashkët e përfitime të ndërsjella", forumi i këtij viti do të ketë një nivel më të lartë ndërkombëtarizimi.

400 personalitete të sektorit financiar nga 30 vende e rajone pritet të marrin pjesë. Ata do të ndajnë njohuritë e tyre mbi temat e fundit të nxehta në fushat e ekonomisë dhe financave, duke diskutuar mënyrat për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar sfidat në zhvillimin ekonomik global.(Çang Çuo)