CFP
Importet dhe eksportet e Jiangsu patën rritje për pesë muaj radhazi, të mbështetura nga rimëkëmbja e shpejtë e sektorit privat, treguan të dhënat e doganave, citon “Xinhua”.
Tregtia e jashtme e Jiangsu arriti në 3.83 trilionë juanë (rreth 533.5 miliardë dollarë amerikanë) në tre tremujorët e parë të vitit. Nga vëllimi i përgjithshëm, eksportet përbënin 2.46 trilionë juanë, ndërsa importet përfaqësuan 1.37 trilionë juanë.
Ndërmarrjet private janë bërë një përshpejtues i rëndësishëm për rritjen e tregtisë së jashtme të krahinës. Në tre tremujorët e parë, ndërmarrjet private në Jiangsu patën një rritje vjetore prej 4.2 për qind në tregtinë e jashtme në 1.68 trilionë juanë, duke zënë një pjesë prej 43.9 për qind të totalit të provincës.
Tregtia e Jiangsu me pesë partnerët e saj kryesorë, Bashkimin Evropian, Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Republikën e Koresë dhe Japoninë, përbënte mbi 60 për qind të tregtisë së jashtme totale. (Elona)