CFP
Drejtoresha ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell, deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në Gaza uji i pastër po mbaron me shpejtësi.
“Ka vetëm një impiant shkripëzimi në funksion dhe ai po punon me vetëm 5% të kapacitetit, ndërsa të gjashtë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza të Gazës janë tani jofunksionale për mungesë karburanti apo energjie elektrike”, theksoi Russell.
Sipas saj, mungesa e ujit të pastër dhe e shërbimeve të sigurta higjieno-sanitare janë në prag të krijimit të një katastrofe, raporton “ATSH”.
“Nëse qasja për ujë të pastër nuk përmirësohet urgjentisht, atëherë gjithnjë e më shumë civilë, përfshirë fëmijët, do të sëmuren ose do të vdesin nga dehidratimi apo sëmundjet e shkaktuara nga uji”, theksoi Russell. (Elona)