Vëllimi i pasagjerëve në Kinë shënoi rritje në tre tremujorët e parë
2023-11-01 16:43:43

CFP

CFP

Vëllimi i udhëtimeve të pasagjerëve në Kinë shënoi një rritje të fuqishme në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

Rrjeti i transportit rrugor të vendit ka trajtuar rreth 3.37 miliardë udhëtime pasagjerësh gjatë kësaj periudhe, duke u rritur me 20.9 për qind në bazë vjetore, sipas Ministrisë së Transporteve, citon “Xinhua”.

Një total prej 203.16 milionë udhëtimesh pasagjerësh u kryen përmes rrugëve ujore të Kinës në të njëjtën periudhë, duke u rritur me 120.9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në shtator 2023, udhëtimet e pasagjerëve në transportin rrugor dhe ujor ishin përkatësisht në 399.8 milionë dhe 19.02 milionë, zbuluan të dhënat. (Elona)