Eksporti i mallrave të Makaos shënoi rritje në shtator
2023-11-01 19:22:19

CFP

CFP

Eksporti i përgjithshëm i mallrave të Makaos arriti në 144 milionë dollarë amerikanë në shtator, 16.5 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas Zyrës së Statistikave të rajonit të posaçëm administrativ (SAR).

Importi i mallrave ra 6.9 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua” raportin e fundit nga Shërbimi i Statistikave dhe Regjistrimit të Makaos.

Vlera e rieksportit u rrit me 17.8 për qind, ndërsa vlera e eksporteve të brendshme u rrit 8.1 për qind, thuhet në raport. (Elona)