Kina heq kërkesat e deklarimit shëndetësor për udhëtarët ndërkufitarë
2023-11-01 17:01:06
CFP
Autoritetet doganore të Kinës njoftuan të martën ndërprerjen e kërkesave të detyrueshme të deklarimit shëndetësor për udhëtarët në hyrje dhe në dalje, bën të ditur “Xinhua”.
Duke filluar nga 1 nëntori, udhëtarët në hyrje dhe në dalje nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë formularin e deklaratës shëndetësore në doganë, thuhet në një deklaratë të Administratës së Përgjithshme të Doganave.
Megjithatë, ata me simptoma të sëmundjeve infektive, si ethe, kollë, të vjella dhe diarre duhet të bëjnë deklarime vullnetare në doganë dhe të bashkëpunojnë me doganën në monitorimin e temperaturës, hetimin epidemiologjik dhe masa të tjera shëndetësore dhe karantine, sipas administratës. (Elona)
Lajmet Kryesore