Kina i kërkon Japonisë të ndalojë të gjitha aktivitetet e paligjshme në ujërat e ishujve Diaoyu
2023-11-01 19:15:47

Foto nga VCG

Roja Bregdetare e Kinës mori të mërkurën masat e nevojshme të zbatimit të ligjit kundër tre anijeve japoneze dhe disa anijeve patrulluese që kishin hyrë në mënyrrë të paligjshme në ujërat territoriale të Kinës përreth ishujve Diaoyu, tha Gan Yu, zëdhënës i Rojes Bregdetare Kineze.

Gan theksoi se anijet e Rojës Bregdetare Kineze kanë kryer mbrojtjen e të drejtave detare në juridiksionin e njohur ligjërisht të Kinës dhe i bëri thirrje palës japoneze që të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet e paligjshme brenda ujërave të ishujve Diaoyu. (Çang Çuo)