Kryeministri izraelit përjashton mundësinë e një armëpushimi
2023-11-01 16:47:40
CFP
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi, duke thënë se kjo është një kohë për luftë.
“Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit”,- tha ai, duke shtuar se thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, shkruan “RTSH”.
“Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është koha për luftë. Një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot ne vendosim një vijë midis forcave të qytetërimit dhe forcave të barbarisë”,- tha Netanyahu. (Elona)
CFP
Lajmet Kryesore