Fillon ekspedita e 40-të shkencore e Kinës në Antarktidë
2023-11-01 19:59:55

Foto nga Xinhua

Ekipi i 40-të i ekspeditës shkencore të Antarktikut të Kinës u nis të mërkurën në mëngjes, duke filluar një mision që do të zgjasë mbi pesë muaj.

Kjo është hera e parë që misioni kërkimor shkencor i Kinës në Antarktidë do të kryhet nga tre anije.

Anijet akullthyese kërkimore “Xuelong” dhe “Xuelong 2”, ose “Dragoi i borës” dhe “Dragoi i borës 2”, u nisën nga Shangai, ndërsa anija e mallrave “Tian Hui” u nis nga Zhangjiagang në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. (Çang Çuo)