Të huajt dhe të plagosurit do të largohen nga Gaza
2023-11-01 20:19:56

Foto nga VCG

Një numër i të huajve dhe të plagosurve në gjendje të rëndë do të largohen nga Rripi i Gazës të mërkurën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari.

Katari, i cili mban lidhje me Izraelin dhe Hamasin, ndërmjetësoi një marrëveshje midis palëve për të lejuar disa të plagosur rëndë dhe bartësit e pasaportave të huaja të kalojnë nga Gaza në Egjipt.

Një burim egjiptian i sigurisë tha se deri në 500 të huaj do të kalojnë të mërkurën vendkalimin kufitar Rafah. Rreth 200 persona po prisnin në anën palestineze të kufirit të mërkurën në mëngjes, tha burimi.