Paris (Foto ATSH)
Policia franceze plagosi me armë zjarri një grua e cila kërcënoi se do të hidhte veten në erë, pranë një stacioni treni, në Paris.
Sipas dëshmitarëve, viktima ishte tërësisht e mbuluar dhe bërtiti “Allahu akbar” (“Zoti është më i madhi”) dhe kërcënoi se do të hidhte në erë vendin bashkë me veten e saj, raporton “Daily Mail”, citon “Panorama”.
Pasi pasagjerët njoftuan policinë, oficerët arritën të izolojnë gruan në stacionin në zonën jugore të kryeqytetit duke e qëlluar, pasi kishin frikë për sigurinë e qytetarëve.
Mësohet se gruaja është dërguar në spital dhe gjendja e saj ishte kritike.
Ky incident bëri që të nisë plani antiterrorist “Vigipirate”, duke mbyllur stacionin e trenit dhe duke rrethuan zonën.
Franca ka qenë në gatishmëri sulmi që nga 13 tetori, kur një mësues në qytetin verior të Arras u godit për vdekje me thikë nga një ish-nxënës islamik. (Elona)