Rastet e Kinës ndahen me mbarë botën
2023-11-01 19:47:22

Foto nga CMG

Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai. Në Shangai do të shikojmë përsëri rastet e sjella nga ekonomia e lulëzuar kineze për botën.

Ekspozita e Importit është bërë një dritare e formimit të modelit të ri të zhvillimit të Kinës, platformë e nxitjes së hapjes me nivel të lartë dhe produkt publik ndërkombëtar i ndarë globalisht. Në këtë ekspozitë do të mirëpriten mysafirë nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3 400 ekspozues dhe 394 000 vizitorë profesionistë janë regjistruar. Numri i kompanive të listës “Fortune 500” dhe kompanive kryesore të industrive përkatëse që marrin pjesë në ekspozitë ka arritur në 289, numri më i lartë në historinë e Ekspozitës së Importit.