Kina publikon planin për krijimin e zonës pilot të tregtisë së lirë në Xinjiang
2023-11-01 18:56:12

CFP

CFP

Këshilli i Shtetit në Kinë ka nxjerrë një plan të përgjithshëm për krijimin e zonës pilot të tregtisë së lirë (FTZ) në Xinjiang, si një lëvizje e rëndësishme strategjike për promovimin e reformave dhe hapjes në epokën e re, bën të ditur “Xinhua”.

Vendi do të bëjë përpjekje për ta ndërtuar zonën pilot në një model për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë në rajonet e tij qendrore dhe perëndimore.

Ajo do t'i shërbejë ndërtimit të zonës kryesore të nismës “Një brez, një rrugë”, do të ndihmojë në ndërtimin e një kanali të artë midis Azisë dhe Evropës dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në komunitetin Kinë-Azi Qendrore me një të ardhme të përbashkët.

CFP

CFP

Plani do t'i japë zonës pilot autonomi më të madhe, duke e lejuar atë të kultivojë dhe zgjerojë industri unike për Xinjiang-un, ose në të cilat Xinjiang ka avantazhe.

Plani identifikon masa specifike që duhen marrë në 25 aspekte, si krijimi i një mjedisi biznesi të klasit të parë, përmirësimi i niveleve të lehtësimit të tregtisë, zgjerimi dhe forcimi i industrive tradicionale me avantazhe dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me vendet fqinje.

Ai gjithashtu nxit përpjekjet për të forcuar parandalimin dhe kontrollin e rrezikut dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sociale në ndërtimin e zonës pilot. (Elona) 

CFP

CFP