CFP
Kina ka bërë përparim në luftimin e krimeve të lidhura me objektet e trashëgimisë kulturore, njofton “Xinhua”.
Të dhënat nga Prokuroria e Lartë e Popullit treguan se janë trajtuar 11.402 çështje gjyqësore të interesit publik në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga janari 2022 deri në shtator 2023.
Nga janari 2021 deri në shtator 2023, 5020 individë në 1785 çështje penale u ndoqën penalisht për pengim të menaxhimit të relikteve kulturore, sipas një konference për shtyp të mbajtur së bashku nga Prokuroria dhe Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore (NCHA).
Departamentet administrative për reliktet kulturore kanë forcuar bashkëpunimin me prokurorët e popullit në goditjen e krimeve të relikteve kulturore dhe kanë përmirësuar vazhdimisht mekanizmin e përbashkët të punës, duke ndëshkuar në mënyrë efektive krime të tilla. (Fatosi)