Emisari kinez takohet me shefin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë
2023-10-31 17:11:53

Xinhua

Zhai Jun(djathtas), i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për çështjen e Lindjes së Mesme u takua me komisionerin e Përgjithshëm të Agjencisë së Ndihmës së OKB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini(majtas)/Xinhua

Zhai Jun, i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për çështjen e Lindjes së Mesme u takua me komisionerin e Përgjithshëm të Agjencisë së Ndihmës së OKB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, në kryeqytetin jordanez, Aman, për të shkëmbyer pikëpamje për situatën mes Palestinës dhe Izraelit, njofton “CGTN”.

Duke theksuar se situata aktuale në Gaza po përkeqësohet me efekte të përhapura në vendet fqinje, Lazzarini i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë përpjekje të përbashkëta për t'i shtyrë palët në konflikt që të realizojnë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që më shumë ndihma humanitare të hyjë në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe vuajtjet e popullit palestinez të mund të lehtësohen.

Ai tha se UNRWA-ja e konsideron Kinën si një partner të rëndësishëm dhe i është mirënjohës Kinës për mbështetjen e saj të gjatë politike dhe ndihmën financiare për UNRWA-n.

Ai vlerëson gjithashtu ndihmën emergjente humanitare që Kina i ka ofruar Gazës që nga konflikti, duke shtuar se agjencia e tij është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e saj me Kinën në mënyrë që të lehtësojë situatën humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur.

Zhai shprehu shqetësimin e Kinës për përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës dhe shprehu ngushëllimet e thella për viktimat e konfliktit izraelito-palestinez dhe për viktimat e UNRWA-së dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara.

I dërguari kinez kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe përpjekje maksimale për të mbrojtur civilët në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi më serioze humanitare.

“Kina ka mbështetur gjithmonë punën e UNRWA-s dhe është e gatshme të vazhdojë të japë kontribute për agjencinë me të mirën e aftësisë së saj”,- tha Zhai, duke shtuar se Kina është e gatshme të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të rrisë ndihmën për Palestinën përmes UNRWA-s, për përmirësimin e mëtejshëm të situatës humanitare në Palestinë. (Fatosi)