Foto nga VCG
Kina kundërshton forcat e jashtme që ndërhyjnë në punët e brendshme të Sirisë dhe minojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj, tha të hënën Geng Shuang, zv- përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.
Geng i bëri komentet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjet politike dhe humanitare në Siri.
Situata përgjatë kufirit sirian-izraelit është e tensionuar, ndërsa konflikti Palestinë-Izrael vazhdon të përshkallëzohet. Duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përhapjen e tensioneve, tha Geng, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara për përmbajtje për të shmangur përhapjen e konfliktit, i cili do të përkeqësonte sigurinë rajonale.
Kina shpreson se vendet jorajonale, veçanërisht disa fuqi të mëdha, mund të qëndrojnë objektive dhe të paanshme dhe të luajnë rol konstruktiv në qetësimin e situatës. “Ata nuk duhet nga njëra anë të bëjnë thirrje për parandalimin e përshkallëzimit”, tha ai. (Çang Çuo)