Kina dorëzon dy aeroplanët e parë të mallrave ARJ21 të konvertuar
2023-10-31 16:32:25

CFP

CFP

Korporata e Avionëve të Kinës (COMAC) dorëzoi të hënën grupin e parë të dy aeroplanëve të mallrave të konvertuar nga aeroplanët e pasagjerëve ARJ21, një moment historik në programin rajonal të konvertimit, njofton “Xinhua”.

Avioni i konvertuar ka një ngarkesë maksimale të projektuar prej 10 tonësh dhe një rreze fluturimi prej 2778 kilometrash.

Ai është menduar kryesisht për transportimin e ngarkesave, postës, si dhe dërgesave të shpejta në rrugët e brendshme dhe rrugët ndërkombëtare me distanca të shkurtra, sipas “COMAC”.

Programi i konvertimit të mallrave ARJ21 u iniciua zyrtarisht në maj 2020. Pas kalimit të fazave të projektimit fillestar dhe të detajuar, si dhe konvertimit, avioni mori miratimin e vlefshmërisë ajrore nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës në janar 2023.

Kina është tregu më i madh i ngarkesave ajrore në Azi, me tregtinë elektronike të lulëzuar dhe industritë e dërgesës së shpejtë që imponojnë kërkesë të shtuar për transportin e mallrave.

CFP

CFP

Individët e industrisë besojnë se avioni i mallrave ARJ21 mund të jetë një opsion i ri për të eksploruar tregjet e ngarkesave me kapacitet të ulët dhe të specializuar, si dhe rajonet e pllajave të larta. (Fatosi)