Xi i dërgon homologut meksikan mesazh ngushëllimi për humbjet e mëdha nga uragani
2023-10-31 18:01:19

Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi homologut meksikan Andres Manuel Lopez Obrador një mesazh ngushëllimi për humbjet e mëdha të shkakatuara nga uragani.

Foto:VCG

Zona e prekur nga uragani(Foto:VCG)

"U trondita për humbjet e mëdha të jetëve dhe ato ekonomike nga uragani që goditi  shtetin Guerrero dhe krahina të tjera në vendin tuaj. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, iu shpreh keqardhje për viktimat dhe ngushëllime të thella për  ata që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe të prekurit nga fatkeqësia. Jam i bindur se banorët vendës mund të mposhtin vështirësitë, duke ndërtuar vatrën e tyre", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit të Kinës.

Mësohet se ambasada e Kinës dhe emigrantët kinezë në Meksikë po mbledhin dhe dërgojnë ndihma në forma të ndryshme në zonat e prekura nga uragani.(Zhang Yan/Eda)